Fotot nga aktivitetet e ndryshme të ndryshme të Shoqatës së Grave "Gjuvljano Mangipe"



Lajme


Ushtria Amerikane nga Kampi i Bondsteel vizitojne Gjuvljano Mangipe

Ushtria Amerikane nga Kampi i Bondsteel në bashkëpunim me Women for Women International kanë mbajtur seanca me të dy grupet e grave të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas në Mitrovicë.
Gjatë këtyre seancave,gratë përfituese janë informuar rreth përdorimit të antibiotikëve dhe shkathtësitë themelore për shpëtimin e jetës.

0 Comments

Fillon shkolla e thurjes në Mitrovicë

 

Me 1 Shkurt 2017 ka filluar Shkolla e thurjes(me vek) në Mitrovicë.

Projekti implementohet nga OJQ” Inspiracija” dhe OJQ” Gjuvljano Mangipe” ndërsa është e financuar nga Danish Refugee Council.

 

Me këtë projekt i cilii është i paraparë të zgjasë një vit do të përfshihen 14 gra të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptas.
Trajnimet për thurje(me vek) janë duke u mbajtur në Inkubatorin Social të Biznesit në Mitrovicë.

Produktet të cilat prodhohen nga përfitueset nëpërmjet Gjuvljano Mangipe do të gjejne tregun.
Në fund të trajnimit secila përfituese do të çertifikohet nga OJQ”Inspiracija”

0 Comments

Çertifikohen 40 femra të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptas për aftësim jetësor dhe professional.

Me financin nga SIDA, KW4W në partneritet me DRC dhe OJQ-në lokale Gjuvljano Mangipe po implementon projektin 2 vjeçar "Nxitja e vetë-mbështetjes së grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në Mitrovicë" me përfituese nga Lagja e Romve dhe Dy Korriku në Mitrovicë.

Pas një viti program për aftësim jetësor dhe professional 40 përfituese nga dy lagjet e lartëpërmendura përfituan njohuri të mjaftueshme në program dhe arriten të çertifikohen.

Secila pjesmarrëse e çertifikuar ka ndjekur këto pako të trajnimeve:

Aftësim jetësor

Trajnimi përmban katër module të trajnimit:

  • Pavarësia ekonomike e gruas;
  • Shëndeti dhe mirëqenia;
  • Vendim marrja në familje dhe komunitet;
  • Rrjetet sociale

Aftësim professional

Përfitueset nga Lagja Dy Korriku janë aftësuar në veprimtarinë shërbyese ndërsa përfitueset nga Lagja e Romeve janë aftësuar në Punëdore dhe Rrobaqepsi.

Pjesë e trajnimit professional ka qenë edhe trajnimi për aftësim në biznes ku janë ofruar për të gjitha përfitueset dhe janë ofruar njohuri bazike për themelimin dhe udhëheqjen e një biznesi.

Përfitueset u ndanë të kënaqura me marrjen e këtyre çertifikatave dhe theksuan se do të aktivizohen të gjitha bashkarisht për përfaqësim sa më të mirë sa u përket femrave të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptas.

0 Comments

Zyra e Punësimit në Mitrovicë takohet me femrat e komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptas.

Shoqata e Grave” Gjuvljano Mangipe” organizoi sesion informues me femrat e komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptas dhe Zyrës së Punësimit në Mitrovicë.
Qëllimi i takimit ishte që të informohen femrat e ketyre komuniteteve për së afërmi nga këshilltaret e kësaj zyre për rëndësinë dhe përfitimet e regjistrimit si të papunë në këtë zyre.
Sesioni informues është organizuar në të dy lagjet e banuara me komunitetet Rom Ashkali dhe Egjiptas – në Lagjen Dy Korriku dhe në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Gjuvljano Mangipe është duke qëndruar dhe do të qëndrojë vazhdimisht në mbështetje të femravenga radhët e këtyre komuniteteve.

Ne e falenderojmë Zyrën e  Punësimit në Mitrovicë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

0 Comments

Gjuvljano Mangipe ekspozoi produktet e saj para përfaqësuesve ndërkombëtar dhe institucional.

Këshilli Danez për Refugjat (KDR) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) kanë organizuar ceremoninë e dorëzimit të çertifikatave të graduimit të bizneseve nga Inkubatori Social i Biznesit.

Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe Shoqata e Grave “Gjuvljano Mangipe” e cila pati rastin të ekspozoje produktet të cilat janë prodhuar nga anëtarët e kësaj shoqate.
Ekspozitën e Shoqatës së Grave “Gjuvljano Mangipe” patën rastin ta vizitojnë përfaqësues të ndryshëm duke filluar nga institucionet qëndrore, institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe ato lokale.

 

Inkubatori Social i Biznesit është themeluar me qellim të përfshirjes sociale dhe fuqizimin ekonomik përmes ofrimit të: përkrahjes së drejtpërdrejtë, ofrimit të formimit profesional, dhe edukimi për krijimin e bizneseve të qëndrueshme sociale për komunitetet e margjinalizuara.

 

 

0 Comments